E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyqane të reja dhe ulje çmimesh, “Rossmann&Lala” vjen me risi në treg

Teksa bizneset po flasin çdo ditë për rritje të kostove, e cila shoqërohet me rritje çmimesh, në tregun vendas ka sinjale për një realitet të kundërt. Bëhet fjalë për brandin gjerman “Rossmann&Lala”, i cili po ndërmerr një hap strategjik, duke u zgjeruar, duke përmirësuar shërbimet dhe paralelisht duke ulur çmimet. Kjo strategji e re ka si synim ta afrojë më shumë konsumatorin me brandin që garanton cilësi në treg.

“Jemi në një faze ekspansioni. Ne jemi prezent në Shqipëri me 22 dyqane dhe 26 në Kosovë, pra 48 pika shitjeje në dy vende. Ndërkohë numërojmë mbi 700 punonjës. Po flasim për një investim që ka tejkaluar mbi 3 milionë euro ndër vite, duke reflektuar angazhimin tonë për të qenë një kontribuues aktiv në zhvillimin e tregut dhe ekonomisë lokale. Aktualisht, fokusi ynë është të vazhdojmë zgjerimin në qytete të tjera të Shqipërisë dhe të rrisim praninë tonë në Tiranë. Shumë shpejt do të hapemi në Berat dhe Elbasan, – tha Eva Kallavarasi, Drejtore Komerciale në kompaninë “Rossmann&Lala” gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus.

Kush është klient i “Rossmann&Lala” e di që ky brand punon me marka ndërkombëtare europiane, në të gjithë kategorinë e produkteve. Është pikërisht ky bashkëpunim që në boshtin e tij ka lidhjen mes cilësinë dhe standardin e produkteve që tregohen.

“Cilësia është një nga shtyllat kryesore të “Rossmann&Lala” dhe nuk është diçka që negociohet. Kur flasim për origjinën e produkteve dhe lidhjen me standardet gjermane, bëhet fjalë për një filozofi shumë të qartë: kontroll rigoroz, përzgjedhje e kujdesshme dhe standarde të larta në çdo hap të zinxhirit të furnizimit. Ne punojmë me marka ndërkombëtare dhe produkte që vijnë nga prodhues të certifikuar, të cilët ndjekin standarde gjermane që janë të njohura për cilësi dhe siguri shumë të lartë.”

Por përveç zgjerimit, përmirësimit të shërbimit, kompania vjen edhe me një risi në treg, atë të uljes së çmimeve. Ndonëse një lajm i tillë është i pazakontë për realitetin shqiptar, filozofia e kompanisë po thyen këtë traditë që mbizotëron në tregun vendas, ku fitimet ruhen përmes rritjes së çmimeve.

“Ekspansioni dhe rritja e pranisë në treg na kanë dhënë mundësinë të jemi më afër konsumatorit, por edhe të kuptojmë me mirë nevojat e tij. Dhe kjo është reflektuar drejtpërdrejt edhe në strategjinë tonë komerciale. Një nga hapat konkretë është rishikimi i çmimeve, duke i bërë ato më të aksesueshme, veçanërisht në kategori që janë pjesë e përditshmërisë si kujdesi për trupin dhe flokët. Kjo nuk është një ofertë momentale. Është një strategji afatgjatë dhe e qëndrueshme, e cila do të vijojë të zgjerohet më tej në vazhdim në produkte të tjera”, shprehet Drejtorja Komerciale në kompaninë “Rossmann&Lala”.

“Rossmann&Lala” është prezent në Shqipëri që prej vitit 2008, drugstore i parë në tregun shqiptar. Gjatë këtyre viteve brendi europian jo vetëm është zgjeruar, por ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm në edukimin e konsumatorit shqiptar, duke sjellë koncepte të reja në kujdesin personal dhe produkte me standarde të larta gjermane.

/vizionplus.tv

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›