Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Viti 2025 është mbyllur me më shumë se 1.6 miliardë euro investime të huaja direkte. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve është rritur me 55 milionë euro në raport me 2024-ën.
I pandryshuar mbetet sektori që po rrëmben miliona euro investime të huaja. Afro 561 milionë euro para të huaja janë përdorur për blerje pasurish të paluajtshme ose rreth 34% e totalit të investimeve të bëra vjet në Shqipëri. Në krahasim me vitin e kaluar investimet në sektorin e pasurive të paluajtshme u rritën me 182 milionë euro.
Për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, Shqipëria është ende një treg me leverdi për të huajt, pasi çmimet e pronave për ata janë të përballueshme. Ndërsa vala e blerjeve të apartamenteve nga shtetas jo rezidentë, po vijon të shtrenjtojë pronat në vend.
INVESTIMET E HUAJA SIPAS SEKTORËVE Pasuri të paluajtshme 561 mln euro Aktivitete financiare 291 mln euro Tregtia me pakic렠 162 mln euro Industria nxjerrëse 161 mln euro Energjia elektrike 132 mln euro Industria përpunuese 107 mln euroTregu i pronave ndiqet pas nga aktivitetet financiare 291 milionë euro, më pas tregtia me pakicë dhe shumicë prej 162 milionë euro, ndjekur nga industria nxjerrëse me 161 milionë euro investime dhe më pas energjia elektrike që ka përfituar me 132 milionë euro.
Sa i takon hartës gjeografike se nga po vijnë investimet e huaja, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë lista kryesohet nga Holanda, Italia, Kosova, Turqia dhe Austria me vlerën më të madhe të investimeve në Shqipëri.
INVESTIMET E HUAJA SIPAS SHTETEVE Viti 2025 Viti 2024 Holandë 388 mln euro 176 mln euro Itali 187 mln euro 196 mln euro Kosov렠 186 mln euro 96 mln euro Turqi 181 mln euro 257 mln euro Austri 146 mln euro 119 mln euro