E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dyshohej se u sulmua nga ariu, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit në Bulqizë

Ngjarja e rëndë e raportuar një ditë më parë në Bulqizë, ku një 53-vjeçar dyshohej se kishte humbur jetën pas sulmit nga një ari, ka marrë një tjetër drejtim pas ekzaminimit mjekoligjor.

Viktima, Urim Fiku, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, pasi ekspertiza mjekoligjore ka konstatuar plagë në pjesën e kraharorit të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçari kishte dalë në mal për të kullotur dhitë dhe ishte kthyer në banesë i plagosur. Familjarët e kishin dërguar në spital, duke pretenduar se ishte sulmuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari.

Rasti ishte referuar në polici nga Spitali i Bulqizës, ndërsa zbulimi i plagëve të armës së zjarrit ka ndryshuar pistën e hetimeve.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të mundshëm.

Lajme të Sugjeruara

Dhuna ndaj të miturve në protesta dhe paketa e re e qeverisë, Ina Zhupa kërkon mbledhje të Grupit Parlamentar

Dhuna ndaj të miturve në protesta dhe paketa e re e qeverisë, Ina Zhupa kërkon mbledhje të Grupit Parlamentar

Pr.buxheti 2027 për Ministrinë e Brendshme 40 mld lekë, Demo: Prioritet pagat e Policisë dhe modernizimi i sigurisë publike

Pr.buxheti 2027 për Ministrinë e Brendshme 40 mld lekë, Demo: Prioritet pagat e Policisë dhe modernizimi i sigurisë publike

Vihet në pranga 18-vjeçari në Lezhë, shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave

Vihet në pranga 18-vjeçari në Lezhë, shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›