Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke e cilësuar mbrëmjen si një periudhë të vështirë për Partinë Republikane.
Johnson, i cili përfaqëson Wisconsinin në Senatin amerikan që prej vitit 2011 dhe nuk ishte kandidat për rizgjedhje në këto zgjedhje, tha në një dalje televizive se situata për republikanët ishte “jo e mirë, aspak e mirë”.
Ai theksoi se lufta në Iran dhe, veçanërisht, rritja e çmimeve të karburantit kanë ndikuar në perceptimin e votuesve ndaj administratës amerikane.
I pyetur nëse presidenti Donald Trump mban përgjegjësi për humbjet e republikanëve, Johnson u shpreh se zgjedhjet e mesmandatit tradicionalisht shërbejnë si një vlerësim për administratën në pushtet.
Megjithatë, senatori mbrojti disa prej politikave të Trumpit, duke përmendur kontrollin e kufirit dhe përpjekjet për frenimin e inflacionit. Ai gjithashtu kritikoi atë që e cilësoi si paragjykim liberal në mediat kryesore amerikane.
Por Johnson pranoi se presidenti mund të ketë ndikuar negativisht në rezultatet e partisë së tij.
“Presidenti Trump i tha elektoratit të pretendonte sikur emri i tij ishte në fletëvotim. Me sa duket, ata e besuan fjalën e tij dhe ky ka qenë rezultati”, deklaroi senatori republikan.
Lajme të Sugjeruara