Dyshohet se bleu vota për Doshin, SPAK merr të pandehur kryetarin e bashkisë të Vaut të Dejës

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, u mor i pandehur nën dyshimet se ka kryer korrupsion zgjedhor.
Sipas SPAK, rezulton se ai ka blerë vota për llogari të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit.
Kryebashkiaku socialist u kritikua publikisht nga kryeministri Rama, i cili një javë para votimeve i kërkoi të mos luante me dy porta.