Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

Një 59-vjeçar nga Maliqi është arrestuar nga policia e Korçës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.
Sipas policisë është vënë në pranga shtetasi S.B. Nuk dihen më shumë detaje për ngjarjen.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare”, njoftoi policia./vizionplus.tv