E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ulzës, vijojnë kërkimet për gjetjen e 37-vjeçarit

Kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili dyshohet se është mbytur ditën e djeshme në Liqenin e Ulzës. Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari A.Zajsi nga Laçi po lëvizte me një motor uji (skaf) në liqen, kur dyshohet se ka rënë në ujë dhe ka humbur jetën.

Familjarë të të riut, banorë të zonës, forca të Policisë së Shtetit dhe polumbarët kanë vijuar kërkimet në zonë, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit. Operacioni i kërkimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›