E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtetasi italian tentoi të kalonte kufirin me 25 mijë euro të padeklaruara, sekuestrohet shuma në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës së Durrësit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë sekuestruar 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, gjatë një kontrolli të ushtruar.

Sipas autoriteteve, shuma monetare u zbulua në një automjet në pronësi të një shtetasi italian, i cili ishte paraqitur për kontroll rutinë në hyrje/dalje të portit.

Gjatë verifikimit dhe kontrollit fizik të mjetit, autoritetet konstatuan se shuma e parave nuk ishte deklaruar pranë institucioneve kompetente, ndërsa nuk u gjetën sende të tjera të paligjshme.

25,000 eurot e sekuestruara i janë kaluar strukturave përgjegjëse për vijimin e procedurave të mëtejshme administrative dhe ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›