E Diel, 1 Nëntor 2026

E bija u masakrua nga ish-partneri, babai i Ilarias me lot në sy: Ai duhet të kalbet në burg!

Sot iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçares, Ilaria Sula, e reja shqiptare e cila u vra në Itali nga ish i dashuri filipinas.

Babai i viktimës, Flamur Sula, i përlotur është shprehur se vajza e tij nuk e meritonte të përfundonte kështu.  Ai ka kërkuar drejtësi për masakrën që iu bë Ilarisë nga ish i dashuri i saj.

“Ilaria nuk e meritonte të përfundonte kështu. Tani duam drejtësi. Ai duhet të kalbet në burg. Ajo ishte me të vërtetë një fëmijë i artë, një engjëll”, ka thënë ai.

Prekëse kanë qenë edhe fjalët e nënës së 22-vjeçares jashtë shtëpisë, teksa thërriste emrin e të bijës mes lotësh.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

Ilaria do të prehet në Terni aty ku u rrit dhe jetoi, para se të shpërngulej në Romë ku studionte.

Autor i vrasjes është Mark Samson, 23-vjeçari Filipinas me të cilin Ilaria kishte pasur një lidhje. Ai dyshohet se e vrau të renë mëngjesin e 26 marsin dhe turpin e futi në një valixhe e më pas e hodhi në një zonë të pyllëzuar.

Trupi u gjet pas disa ditësh, ndërsa Samson është arrestuar dhe ka pranuar krimin./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›