E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasaj e 43-vjeçarit shqiptar nga bashkëatdhetari në Itali, dalin detaje nga ngjarja e rëndë

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 43-shqiptarit Vladimir Topjana një natë më parë në Fontanafredda, provinca e Pordenones, pas një konflikti të dhunshëm.

Mediat italaine raportojnë se autor i ngjarjes ëhstë një 30-vjeçar shqiptar, i cili qëlloi disa herë mbi Topjanën, pasi ky i fundit gjatë një sherri banal me babain e të riut i ka kafshuar veshin duke ia këputur.

Pas ngjarjes së rëndë autori i dyshuar i ngjarjes u largua nga vendngjarja dhe u ndalua në Orsago, provincë e Trevizos, ku në makinë më të ndodhej dhe babai i tij.

Ngjarja

Mediat raportojnë se sherri fillimisht ka nisur mes Topnanës dhe 30-vjeçarit në një lokal në rrugën “Buonarrotio” gjatë një ndehsjeje futbollit. Pas një debati të ashpër mes tyre në konfikt ëhstë ëprfshirë dhe babai i 30-vjeçarit i cili ëhstë sulmuar nga Topjana i cili i ka kafshuar veshin duke ia këputur.

Pas kësaj 30-vjeçari ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar dy herë mbi Topnajën ku nëj ngalumbat e kapi në kokë duke e lëbë të vdekur. 43-vjeçari në momentin e ngjarjes shoqëroheje dhe nga kunati i tij.

Dëshmitë dhe hetimet

Dëshmitarët, duke përfshirë disa klientë të bareve, ishin thelbësorë për hetimin. Hetuesit mjeko-ligjorë kontrolluan tërësisht vendin e krimit, duke gjetur një nga gëzhojat e plumbave të qëlluar nga vrasësi. Pavarësisht arratisjes së të dyshuarit, autoritetet kanë mundur ta gjurmojnë dhe ta arrestojnë pas një kontrolli intensiv. Ende po zbardhet motivi i vrasjes, por debati i dhunshëm duket se ka shkaktuar aktin fatal.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›