E Diel, 1 Nëntor 2026

E “kryqëzuan” në rrjet se i kishte palarë, Selena Gomez i puth këmbët partnerit, Benny Blanco-s (VIDEO)

Gjatë episodit të fundit të podcastit të ri të Benny Blanco, Friends Keep Secrets, Selena Gomez i dha një puthje këmbëve të bashkëshortit të saj, ndërsa ishte ulur në dysheme dhe Benny ishte ulur në divan me këmbët mbi tavolinën përpara tij.

Gesti i saj bëri që Blanco të ndalet për një moment dhe të kthehet drejt miqve të tij, Lil Dicky dhe Kristin Batalucco, duke pyetur me shaka: “Të pëlqeu kjo?” Selena iu përgjigj me një goditje të lehtë në këmbë dhe tha: “Oh, mos e bëj këtë një moment!”

Puthja e Selanës erdhi një javë pas kritikave ndaj episodit të parë të podcastit, ku Benny kishte ekspozuar këmbët e tij të papastra në divan. Madje ndjekësit nisën t’i thonin Selenës të ndahej nga prododucenti për shkak të gjendjes së këmbëve të tij.

View this post on Instagram

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom)

Gomez nuk ndali me kaq, dhe më pas mbështeti faqen e saj mbi gishta të bashkëshortit, duke treguar më tej afeksionin publik. Bashkë-prezantuesi Dave Burd kujtoi momentet e para kur i pa çiftin duke shfaqur dashuri publike, duke komentuar se mendoi se marrëdhënia e tyre do të funksiononte.

Gomez gjithashtu tha për marrëdhënien e tyre: “Është ndoshta kaq e shëndetshme dhe një nga gjërat më të bukura në jetë.”

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›