E Diel, 1 Nëntor 2026

E marta sjell vranësira, reshje lokale dhe shtrëngata të izoluara

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Shërbimi Ushtarak Meteorologjik bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët ndërsa më pas pritet shtim vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në lindje, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu në një pjesë të madhe të territorit, si dhe shtrëngata të izoluara afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor  veriperëndim – juglindje me shpejtësi 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 25/37 Diell re shi
Kukës 20/35 Diell re shi
Lezhë 28/35 Diell re shi
Dibër 19/34 Diell re shi
Durrës 23/35 Diell re shi
Tiranë 27/36 Diell re shi
Elbasan 25/36 Diell re shi
Berat 22/36 Diell re shi
Vlorë 25/34 Diell re shi
Korçë 18/29 Diell re shi
Gjirokastër 18/35 Diell re shi
Sarandë 24/34 Diell re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›