E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, monitorime të përditshme në vijën bregdetare për respektimin e hapësirave publike

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Në Vlorë, çdo ditë, vijon puna në terren e inspektorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, për garantimin e administrimit të rregullt të vijës bregdetare dhe mbrojtjen e hapësirave të plazheve publike.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale, fotografi nga plazhet e Vlorës, ku kryhen monitorime të vazhdueshme. Ministri tha se, përmes këtyre monitorimeve si edhe komunikimit me operatorët e stacioneve të plazhit, po garantohet zbatimi i kontratave dhe respektimi i rregullores në fuqi.

“Më shumë rregull. Më shumë hapësirë publike për qytetarët dhe pushuesit. Një bregdet për të gjithë”, u shpreh ministri Gonxhja.

Me herët kreu i MTKS-së ka bërë të ditur se, monitorimet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror. Hapësirat publike në bregdet mbeten një nga prioritetet e menaxhimit të sezonit turistik, duke synuar që qytetarët të kenë akses të lirë në vijën ranore dhe një përvojë sa më cilësore gjatë pushimeve verore.

1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›