E Diel, 1 Nëntor 2026

E martë 20 janar, kthjellime e vranësira kalimtare

TIRANË, 20 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut parashikohet të nisin fillimisht në jug të vendit e gradualisht edhe në pjesën qendrore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë fryrë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s, shoqëruar me valëzimin në det 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër -1/9 Diell re shi
Kukës -6/3 Diell re shi/borë
Lezhë -1/9 Diell re shi
Dibër -9/2 Diell re shi/borë
Durrës 1/10 Diell re shi
Tiranë -1/10 Diell re shi
Elbasan -1/8 Diell re shi
Berat -2/7 Diell re shi
Vlorë                 3/9 Diell re shi
Korçë -5/0 Diell re shi/borë
Gjirokastër -6/5 Diell re shi
Sarandë 2/8 Diell re shi

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›