E Hënë, 2 Nëntor 2026

E preku në pjesët intime, arrestohet 64-vjeçari që ngacmoi të miturën në Devoll

Policia e Devollit ka arrestuar shtetasin Fatmir Shirka për ngacmim seksual të një 17 vjeçareje

64-vjeçari i pamartuar ka qënë në të dalë të fshatit aty ku është takuar me 17 vjeçaren, e cila sipas burimeve, po kthehej në banesë

Te njëjtat burime thanë se Fatmir Shirka e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në shumë pjesë të trupit, gjë e cila është kundërshtuar nga 17 vjeçarja e cila ka ikur me vrap drejt banesës duke i treguar familjarëve se çfarë i kishte ndodhur

Kanë qenë këta të fundit ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur me vajzën e tyre dhe me pas është bërë shoqërimi në mjediset e komisariatit të Devollit.

Pas dhënies së dëshmisë së vajzës e marrjes në pyetje të 64 vjecarit, polica e Devollit ka kryer arrestimin e Fatmir Shirka dhe çështja tashmë i kalon për hetim të mëtejshëm prokurorisë së Korçës

17 vjeçarja mësohet të jetë marrë në pyetje në prani të psikologut e cila ka treguar se 64 vjeçari e ka prekur në shumë vende intime por ka bërë me dije se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›