E Diel, 1 Nëntor 2026

E premte 2 janar, reshje shiu dhe dëbore

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime të herëpashershme dhe gradualisht alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash ndërsa në relievet malore veri-verilindje mbi 500-700 metra dhe juglindje-jug mbi 700-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 10 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet deri 18 m/s, me valëzimin në det të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 0/4 Diell re shi
Kukës -4/2 Diell re shi/borë
Lezhë -16 Diell re shi
Dibër -6/1 Diell re shi/borë
Durrës 2/10 Diell re shi
Tiranë 2/9 Diell re shi
Elbasan 0/7 Diell re shi
Berat -3/9 Diell re shi
Vlorë 1/10 Diell re shi
Korçë -6/4 Diell re shi
Gjirokastër -4/0 Diell re shi/borë
Sarandë 3/8 Diell re shi/borë

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›