E Hënë, 2 Nëntor 2026

E rëndë, 65-vjeçari ndërron jetë pasi u godit me shishe qelqi pas një sherri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur me shishe qelqi.

Sipas informacioneve të para G.B ka ndërruar jetë pasi është goditur me një shishe qelqi nga 42-vjeçari A.B, pas një sherri për motive të dobëta.

Njoftimi:

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›