E rëndë në Fier, gruaja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit, 45-vjeçari shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, duke e detyruar këtë të fundit të hidhet nga ballkoni.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Afrimi i Ri”, ku një grua pasi është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti, nga frika është hedhur nga ballkoni.
Ajo është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 45-vjeçari A.Y ëhstë shpallur në kërkim nga policia.
“Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni. 34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.