E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qëlloi me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Tiranë

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri natën e ndërrimit të viteve.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Liman Kaba” në kryeqytet.

Njoftimi:

Në përfundimin të veprimeve të para hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.2, nën drejtimin e Prokurorisë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.P, 33 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” më datë 01.01.2025 rreth ores 04:30. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›