E rëndë në Gjilan, gjenden të pajetë një 27 vjeçar dhe një foshnje 3 muajshe

schedule17:39 - 1 Nëntor, 2026
Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur pa shenja jete një mashkull dhe një foshnjë rreth tre muajshe.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas Hashanit, më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, Policia mori informacion për dy trupa të pajetë në një shtëpi në fshatin Demiraj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku ka konstatuar se të dy personat nuk kishin shenja jete.
Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

