E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Itali, makina shtyp të miturin në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur nëj ditë më parë ën Itali, ku një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është shtypur nga një makinë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ën Catanzaro ën rajonin e Kalabrisë, ku i mituri u shtyp pranë shtëpisë së tij.

Sipas mediave italiane, fëmija ndodhej vetëm në oborr dhe kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë, por fatkeqësisht djali kishte ndërruar jetë.

Shoferi i furgonit nuk e kuptoi që e kishte goditur fëmijën dhe vazhdoi rrugën e tij. Ai u gjet më vonë nga policia dhe, pasi u informua për pasojat tragjike të aksidentit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›