E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Korçë! Dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në një zonë malore

Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshës rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›