E rëndë në Korçë/ Gjenden pa shenja jete dy emigrantë, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin

Në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në Korçë, janë gjetur pa jetë dy emigrantë të paligjshëm sirianë, rreth 20-22 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ata nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur Qyngji, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”