E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Tiranë, vetëvritet me armë zjarri punonjësi i Gardës /EMRI

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure te “Rruga e Dibrës”, në Tiranë.

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Albert Gadica, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas policisë, viktima është punonjës i Gardës së Republikës dhe dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›