E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Tiranë, zjarri përfshiu katin e parë të banesës, ndërron jetë nga asfiksia i moshuari

TIRANË- Një i moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia, pasi zjarri përfshiu katin e parë të banesës.

Nga informacionet paraprake mësohet se i moshuari 72-vjeç Theodhor Llulla, ishte invalid. Ngjarja u raportua në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet.

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon  për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›