E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasada britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit

TIRANË, 12 mars /ATSH/  Ambasada Britanike në Tiranë reagoi sot përpara seancës parlamentare ku pritet të votohet projektvendimi “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetes Belinda Balluku, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”.

Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.

Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE, thekson ambasada britanike.

Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit, përfundon reagimi i ambasadës britanike.

/gj.m/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›