E rëndë në Vlorë, qeni pitbull kafshon në kokë 4-vjeçaren, “ia rrëmbeu” nga duart gjyshes

Një qen i racës pitbull ka kafshuar një vajzë katërvjeçare,e cila ka qenë e shoqëruar nga gjyshja e saj.Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë dhe siç mësohet qeni dyshohet të jetë pa pronar.
E mitura është sulmuar, ndërsa ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës.
Ajo është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, qeni është mbajtur i lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet policore, për t’u dërguar më pas në një qendër të posaçme për trajtimin dhe mbrojtjen e kafshëve.
View this post on Instagram
/vizionplus.tv