E Premte, 6 Nëntor 2026

“E shpërfytyroi ariu”/ Akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit, gruaja e djali në gjykatë: Erdhi me plagë në shtëpi, qëlloi veten me pistoletë në gjoks. Lihen në qeli

Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë nënë e bir Sadete dhe Gazmir Fiku të cilët akuzohen për vrasjen e përkatësisht (bashkëshortit dhe babait) Urim Fiku 61 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës.

Të dy të akuzuarit kanë mohuar ngjarjen, duke mbetur në pretendimet fillestare se është sulmuar nga ariu. Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 61 vjeçari ka ardhur në shtëpi i gjakosur pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, ka hyrë në banesë, ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar veten në gjoks.

E shoqja ka njoftuar ambulancën. Gazmir Fiku në deklarimet e tij ka thënë se nuk ka qenë në banesë, pasi ka qenë në punë në OSHE Bulqizë, gjatë kësaj kohe, raporton gazetari Enver Doçi.

Ato pretendojnë se Urim Fiku vendoste leqe për të zënë kafshë të egra(derra) në pyll. Ajo ç’ka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje do të jenë aktet e  ekspertimit  të mjekësisë ligjore të cilët pritet të vijnë nga policia shkencore. Në përfundim të seancës gjykata vendosi arrest me burg për të dy.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›