E Premte, 6 Nëntor 2026

Gjykata e Dibrës lë në burg nënë e bir për vrasjen e 62 vjeçarit Urim Fiku

Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë nënë e bir Sadete dhe Gazmir Fiku të cilët akuzohen për vrasjen e përkatësisht (bashkëshortit dhe babait) Urim Fiku 61 vjeç. Ngjarja e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës.

Të dy të akuzuarit kanë mohuar ngjarjen, duke mbetur në pretendimet fillestare se është sulmuar nga ariu.

Nga informacionet e marra ato kanë deklaruar se 61 vjeçari ka ardhur në shtëpi i gjakosur pasi ishte dëmtuar dhe i shpërfytyruar nga ariu, ka hyrë në në banesë ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar veten në gjoks. E shoqja ka njoftuar ambulancën.

Gazmir Fiku në deklarimet e tij ka thënë se nuk ka qenë në banesë pasi ka qenë në punë në OSHE Bulqizë, gjatë kësaj kohe.

Ato pretendojnë se Urim Fiku vendoste leqe për të zënë kafshë të egra(derra) në pyll. Ajo ç’ka do të hidhte dritë mbi këtë ngjarje do të jenë aktet e  ekspertimit  të mjekësisë ligjore të cilet pritet të vijnë nga policia shkencore. Në përfundim të seancës gjykata vendosi arrest me burg për të dy.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›