E Hënë, 2 Nëntor 2026

E shtunë 13 shtator, mot me diell e vranësira kalimtare

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në zonat luginore dhe në bregdet pritet të fitoi shpejtësi deri në 10 m/sek, valëzimi në det i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Sigla
Shkodër 18/33 Diell
Kukës 14/31 Diell re
Lezhë 19/32 Diell
Dibër 14/30 Diell re
Durrës 19/33 Diell
Tiranë 20/34 Diell
Elbasan 18/34 Diell
Berat 18/34 Diell
Vlorë 20/32 Diell
Korçë 14/30 Diell re
Gjirokastër 15/34 Diell
Sarandë 19/32 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›