EBA – Valë e re sulmesh iraniane në Gjirin Persik, sulmohet edhe një bazë amerikane në Irak

DUBAI, 10 mars /ATSH-ANSA/ – Irani nisi sulme të reja kundër vendeve të Gjirit.
Sirenat e raketave u dëgjuan në orët e para të mëngjesit në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein.
Riadi shkatërroi dy dronë në rajonin e tij lindor të pasur me naftë. Ndërkohë, Kuvajti rrëzoi gjashtë dronë.
Garda Revolucionare e Iranit njoftoi më pas se kishte “goditur” bazën ajrore amerikane në Al-Harir, në Kurdistanin irakian, duke e shënjestruar atë me “pesë raketa”. /os/