E Diel, 1 Nëntor 2026

EDIMBURG – Rinisin fluturimet ajrore pas problemeve të kontrollit ajror

EDINBURG, 5 dhjetor /ATSH/ – Kanë rinisur fluturimet nga Aeroporti i Edinburgut pasi operacionet u pezulluan të premten në mëngjes për shkak të një problemi kompjuterik me kontrollin e trafikut ajror, shkruan theguardian.com.

Fluturimet filluan rreth orës 10:40 të mëngjesit.

Disa fluturime në nisje ishin mbajtur në pistë për rreth dy orë, ndërsa fluturimet hyrëse ishin devijuar.

Pasagjerëve më parë u ishte këshilluar të kontaktonin linjat ajrore të tyre për informacion mbi fluturimin, ndërsa shërbimi aeroportual punonin për të zgjidhur problemin.

Rreth 15 milionë njerëz në vit – mesatarisht 43 000 në ditë – fluturojnë nga Edinburgu, duke e bërë atë aeroportin më të madh të Skocisë, me fluturime në 155 destinacione.

Fluturimet e EasyJet dhe Ryanair ishin ndër linjat ajrore të prekura nga anulimet.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›