E Diel, 1 Nëntor 2026

EGJIPT – 15 të vdekur pas një aksidenti automobilistik

KAJRO, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën sot pasi dy automjete që transportonin punëtorë u përplasën në provincën Ismailia të Egjiptit.

Të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë për të marrë trajtim mjekësor.

Aksidenti ndodhi pranë një centrali elektrik, rreth 120 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kajro.

Aksidentet e rënda rrugore janë relativisht të shpeshta në Egjipt dhe shpesh lidhen me gjendjen e rrugëve dhe drejtimin e pakujdesshëm të automjeteve.

Vitet e fundit, qeveria egjiptiane ka investuar ndjeshëm në zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit rrugor, me synim rritjen e sigurisë./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›