E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Dy vëllezër nga Laçi paraqiten në spital, njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri

Në orët e para të mëngjesit të 05.06.2026, rreth orës 03:00, dy shtetas janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, të dëmtuar në rrethana ende të paqarta.

Bëhet fjalë për shtetasin Klisman Rrapushi, (“Lepuri”), banues në Laç, i cili ka pësuar dëmtime në këmbë të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri, si dhe për vëllain e tij, Klaudio Gega(Lepuri), i cili ka pësuar dëmtim në këmbë (ndrydhje).

Të dy shtetasit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë deklaruar se janë sulmuar nga disa persona të paidentifikuar, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›