E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Ekstradohet nga Spanja 42-vjeçarja e dënuar për mashtrim, i riu ekstradohet në Gjermani për trafik narkotikësh

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Spanjë dhe Gjermani ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit “The Wanted”, në kuadër të të cilit u ekstraduan drejt vendit tonë dy shtetas.

Konkretisht u ekstradua nga Spanja, në Shqipëri, Marjana Gjona, 42 vjeçe, e cila është dënuar në vitin 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

U ekstradua nga Shqipëria, në Gjermani, Metehan Tutuncu, 26 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Aschaffenburg, Gjermani, në vitin 2023, me 6 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›