E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Shkarkohen nga sistemi i drejtësisë! KPA rrëzon 13 kërkesa të ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rrëzuar këtë të mërkurë, 25 mars, 14 kërkesa për rishikim të paraqitura nga ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë. Është lënë kështu në fuqi vendimi i mëparshëm për shkarkimet.

Trupat gjykuese të përbërë nga anëtarët Ina Rama, Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo kanë shqyrtuar 14 kërkesat dhe duke vendosur mos pranimin e tyre.

Janë rrëzuar kërkesat e ish-gjyqtares Alma Brati, ish-prokurorit Arben Dollapaj, ish-prokurorit Ardian Ylli, ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani, ish-gjyqtarit Astrit Faqolli, ish-gjyqtares Bernina Kondi, ish-gjyqtarit Bledar Abdullai, ish-Prokurorit Dritan Peka, ish-prokurorit Dritan Rreshka, ish-prokurorit Elsion Sadiku, ish-gjyqtares Entela Prifti, ish-prokurorit Gentian Trenova dhe ish-gjyqtarit Kastriot Gramshi.

Sipas njoftimit zyrtar vendimet janë marrë në baza të neneve 494 dhe 498 të Kodit të Procedurës Civile me shumicë votash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›