E Diel, 1 Nëntor 2026

Ishte shpallur i humbur/ Gjendet pa shenja jete 82-vjeçari në Klos, dyshimet e Policisë (FOTO-EMRI)

Është gjendur pa shenja jete 82-vjeçari i shpallur i humbur në Klos.

Esat Memi ishte larguar nga shtëpia rreth orës 01:00 pas mesnate më datë 22 mars. Sipas familjarëve, i moshuari vuante nga skleroza. Ndërkohë, sipas policisë, dyshohet se, 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se:

Pas kërkimeve në terren, të organizuara nga patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete.

Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje“, njofton Policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›