EMRAT/ Vrasje me armë në Fushë Krujë! Detaje nga ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë Krujës, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se autori i ngjarjes dyshohet se është Eduart Afmataj, ndërsa viktima Artur Cungu.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbi Nikël, në kodrat e fshatit Vrion. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet e krimit, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.
Sipas informacioneve bëhet me dije se trupi i viktimës u gjet pranë kodrave të fshatit Vrion, dhe kishte shenja plumbash.