EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë që dogji makinën e një gruaje, kamerat kapin momentin kur i vë flakën

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 3 shtator 2025, ku një automjet tip “Citroen” u dogj në rrugën “Frang Bardhi”, rreth orës 23:50.
Pas hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “The Arsonist”, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar, Danjel Bushka, 34 vjeç, banues në Tiranë. Sipas Policisë, ai dyshohet se i vuri zjarr qëllimisht automjetit në pronësi të një 43-vjeçareje, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që Bushka do të përballet me akuzën për “Shkatërrim prone me zjarr”.
/vizionplus.tv