E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Ekzekutohet me armë 26-vjeçari shqiptar në Itali, mori tre plumba në qafë

Një 26-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 05:00 të mëngjesit në sotëm në Montecalvoli, Itali. Viktima është identifikuar si Kevin Muharremi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në via della Repubblica, në provincën e Pizës.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, i riu po kthehej në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një pub në zonën e Valderës, ku dyshohet se kishte ndodhur edhe një konflikt.

Ai udhëtonte me makinë së bashku me një mik dhe një kushëri, ndërsa ishte i ulur në vendin e pasagjerit.

Teksa automjeti po kalonte në qendër të fshatit, një makinë tjetër i është afruar ose e ka ndjekur në lëvizje.

Nga makina u qëlluan të paktën tre plumba, sipas dëshmive të disa banorëve të zgjuar nga të shtënat. Plumbat e kanë goditur 26-vjeçarin në qafë, duke i shkaktuar plagë fatale.

Shërbimet e emergjencës mbërritën brenda pak minutash. Personeli mjekësor tentoi për një kohë të gjatë ta mbante në jetë, por i riu nuk arriti të mbijetojë.

Në vendngjarje ndërhynë edhe karabinierët, të cilët nisën menjëherë hetimet dhe po mbledhin dëshmi për të sqaruar plotësisht dinamikën e atentatit, si dhe për të verifikuar nëse ngjarja lidhet me konfliktin e ndodhur më herët dhe për të identifikuar personat që ndodheshin në automjetin tjetër./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›