E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Kapet në Tiranë 59-vjeçari me rrezikshmëri të lartë, tentoi t’i shpëtonte policisë me “Audi Q5”

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Hierarkia”, duke arrestuar një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me 18 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në pranga ka rënë 59-vjeçari Ilir Kociaj (Koçiaj), i cili u ndalua në flagrancë teksa tentonte të largohej me një automjet tip “Audi Q5” në autostradën Tiranë–Elbasan. Gjatë operacionit, mjeti u sekuestrua nga Policia.

Sipas njoftimit zyrtar, Kociaj ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Apelit Tiranë që njeh vendimin penal të Gjykatës së Firences, Itali, për dënimin e tij me 18 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Pas arrestimit, 59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme procedurale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›