E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Kishte kthyer lokalin në ambient të lojërave të fatit, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë për organizimin e lojërave të fatit.

Policia, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka ushtruar një kontroll në lokalin e marrë me qira nga shtetasi Valentin Ndoci, 39 vjeç, banues në fshatin Balldre. Gjatë kontrollit, Ndoci është kapur në flagrancë duke organizuar baste sportive me anë të celularit. Celulari i përdorur gjatë aktivitetit të paligjshëm u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›