E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë

Një apartament në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, në një banesë në katin e 6-të të një pallati në rrugën “Tish Daija”.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por raportohet vetëm për dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›