EMRI/ Ky është 48-vjeçari që u ekzekutua brenda makinës në Zall Mner

Një person ka humbur jetën pas një ekzekutimi me armë zjarri brenda automjetit të tij. Viktima, Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz, është gjetur i pajetë në mjetin e tij rreth orës 07:40 të mëngjesit në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.
Policia dyshon se vrasja është kryer me armë zjarri, por ende nuk ka informacion të plotë lidhur me të shkuarën e viktimës apo pistat e mundshme të hetimit.
Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/vizionplus.tv