E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ “Leksione” të miturit për vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë, procedohen tre të tjerë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Influenca”, duke arrestuar një 23-vjeçar që dyshohet se nxiste një të mitur për të kryer vjedhje. Sipas hetimeve, i riu Jurges Kodhelaj., 23 vjeç, nxitte në mënyrë të vazhdueshme një 13-vjeçar për të kryer vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe një tjetër i mitur, gjithashtu 13 vjeç, si dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç, të cilët dyshohet se përvetësonin dhe blinin sendet e vjedhura nga fëmija.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 4 monopatina, të dyshuara si të vjedhura. Veprimet hetimore vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›