E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm

Një i dënuar me burgim të përjetshëm ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal Korçë.

Bëhet fjalë për Hysni Repaj, 64 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, i cili vuante dënimin për veprat penale “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas informacionit, rreth orës 09:40 ai është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit, pasi gjatë një kontrolli nga mjeku i institucionit, Pajtim Hoxhaj, u konstatua se kishte rrahje të ulëta të zemrës (bradikardi).

Pas transportimit në spital dhe gjatë ekzaminimeve, gjendja e tij u përkeqësua duke kaluar në arrest kardiak respirator.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›