E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, ekstradohet nga Italia 32-vjeçari

Vijon bashkëpunimi i ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, është finalizuar ekstradimi nga Italia drejt Shqipërisë i shtetasit Edison Cukaj (Gjoka) 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ky shtetas ishte i kërkuar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar ndaj tij, në prill 2025, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale:

“Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas mbërritjes në Shqipëri dhe përfundimit të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, ai iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vijuar më tej procedurat ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›