E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kapet në Durrës 25 vjeçari! Do të ekstradohet drejt Italisë

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Interpol Tiranën, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night in”, duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ra shtetasi Rando Murataj, 25 vjeç, banues në Shijak, i kërkuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Operacioni u zhvillua pas kontrolleve të bazuara në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e Muratajt. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pas vendimit të Gjykatës së Breshias, Itali, e cila më datë 31.01.2025 i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Aktualisht, po vijojnë procedurat e ekstradimit në Itali, në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Policia e Shtetit konfirmon angazhimin e saj të pandërprerë në identifikimin dhe kapjen e personave në kërkim brenda dhe jashtë vendit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›