E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Plagoset me armë gjahu 30-vjeçarja në Laknas, dyshimet e para

Një grua është plagosur me armë zjarri në Kamëz. Elona Lala u dërgua për mjekim në spital.

Paraprakisht dyshohet se xhaxhai i saj 73-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë.

Për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe 30-vjeçaren, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e ka plagosur burri i saj, teksa pastronte armën.

30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›