E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Plagoset me thikë 29-vjeçari në Korçë

Një 29 vjeçar nga qyteti i Korçës ka mbetur i plagosur mbasditen e sotme në prej rrugicave të këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur përballë me ish liceun francez, ku sipas policisë dy persona kanë qëlluar me mjete prerëse 29 vjeçarin Kostika Ruko duke i shkaktuar plagë në krah dhe në pjesët e barkut.

Burime pranë spitalit të Korçës thanë se 29 vjeçari ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

Për momentin nuk bëhet me dije asgjë lidhur me shëndetin e tij.

Policia në vendin e ngjarjes dhe pret të shohë kamerat e sigurisë të shkollës dhe biznesve përreth për të shkuar tek autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›